Webinare

IJR Student u vjen  në ndihmë këtë verë maturantëve të Shqipërisë duke oforuar FALAS disa Webinare me profesionistë amerikanë në platformën Zoom.

Rezervo vendin tënd në Webinaret që ke interes!

Mund të zgjedhësh të marrësh pjesë në më shumë se një webinar!

(Përveç webinareve, të ftojmë të regjistrohesh edhe në disa mundësi të tjera që ofrojmë për maturantët).

NJË BIOGRAFI E SHKURTËR E FOLËSVE

LEADERSHIP

Scott Liston

 Këshilltar Ekzekutiv Manaxherial

Ai është drejtori i kompanive MLA në Dayton, Ohio. Ka një Master në Administrim-Biznes, me fokus Financën nga Universiteti i Indianës (Indiana University) dhe një Bachelor të Shkencës në Administrim-Biznes nga Grace College.

Ai i udhëzon klientët për të zhvilluar modele financare dinamike për lancimin e produkteve dhe departamenteve të reja, si dhe në blerjen e kompanive të ndryshme.  Në bashkëpunim me biznesmenë kyc të interesuar, ai ndihmon për të përcaktuar sesi mundësi të ndryshme zhvillimi përkthehen në të ardhura financiare për kompaninë. Së fundmi, Scott-i ka drejtuar një nismë si Drejtuesi Operacional i saj dhe ka këshilluar biznese të vogla dhe të mesme.  Kjo përvojë i jep mundësinë Scott-it, të mbështesë një shumëllojshmëri biznesesh në rritjen e tyre në planifikimin strategjik.

Terry Cole 

Drejtori i Shpërndarjes së Produkteve

Terry ka punuar si Drejtor Menaxherial dhe i Burimeve Njerëzore për Procter & Gamble. Terry ka marrë diplomën Bachelor nga Deparatamenti i Inxhinierisë së Kimisë, nga Insituti Politeknik Reneslar (Rensselaer Polytechnic Institute), në Troy, New York.

Gjatë karrierës së tij 33 vjecare, ai ka mbajtur role drejtuese në fushën e Prodhimit, Menaxhimit ëe Inovacionit dhe Burimeve Njerëzore në lidhje me bizneset për kujdesin ndaj foshjave dhe të kozmetikës. Në 15 vitet e fundit, Terry ka drejtuar grupe menaxheriale anembanë Amerikës, Azisë dhe botës. Ai ka një përvojë të gjerë në zhvillimin e organizatave në arritjen e rezultateve të larta dhe ndërtimin e kapaciteteve për të ardhmen.

PUBLIC SPEAKING

 

 

 

 

 

 

 

 

Jeff Davenport 

Trajner i të Folurit në Publik

Jeff Davenport, është autor, skenarist, folës dhe trajner i të folurit publik. Ai ka punuar si folës publik profesionist për rreth 20 vjet dhe 7 vitet e fundit i ka kaluar duke trajnuar të tjerët sesi të flasin me fuqi, autoritet dhe dinamikë. Jeff-i ka studiuar për skenarist, ka shkruar disa skenare filmash televizivë dhe vazhdon jo vetëm të shkruajë histori, por edhe t’i ndihmojë të tjerët t’i shprehin historitë e tyre bukur. Jeff-i jeton në Denver, Colorado me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Atyre u pëlqen shumë të ngjiten në mal, të thurin histori bashkë e të qeshin me njëri-tjetrin.

PHOTOGRAPHY

Jaron Jones

Fotograf

Jaron-i është një fotograf nga Lexington, Kentucky. Ai specializohet në imazhe të editorialeve, gazetave, reklamave dhe ceremonive martesore. Fotografia e ka çuar Jaron-in gjer më sot, në Irak, Jordani, Indi, Kanada, Brazil, Amerikë, Ekuador dhe Shqipëri. Ai është 36 vjec dhe ka diplomën Bachelor në Edukimin e Shërbimit të Krishterë dhe Edukimit 9 vjecar të Studimeve Shoqërore, si dhe master në Arsimin 9 vjeçar. Atij i pëlqen të ecë, udhëtojë, video games, dhe të kujdeset për bashkëshorten dhe vajzën e tyre të sapolindur.

BECOMING AN ENTREPERNUER

Mark Crawford 

Sipërmarrës, Producent

Mark Crawford, është një sipërmarrës ndërkombëtar i shumëanshëm, që është përfshirë në shumë nisma financiare dhe menaxhime të auditeve, bankave, bursave, dhomave të tregtisë, prodhim filmi, mikrofinancë dhe firma të burimeve natyrore. Ai ka ka qënë administrator i fondit sipërmarrës Shqiptaro-Amerikan, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, themeluesi dhe kryetari i Partnerit Shqiptar në Mikrokredi (sot, NOA), zëvendës-kryetar i Bankës Kombëtare Greke në Shqipëri, drejtor i pavarur i bankës Amerikane të Investimeve si dhe producenti ekzekutiv i iflmit me metrazh te gjatë, “Brave”.

Graphic Design

Instagram