

Bëhu pjesë e konkursit kombëtar për të fituar
1 vit tarifë shkolle falas
Regjistrohu më poshtë
Vetëm për maturantë
1 Vit Tarifë Shkollimi Falas
Konkursi Kombëtar për Maturantët: “Shansi i dytë”
Lexo Historinë!
“Një njeri kishte dy bij. Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall. Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat. Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”. U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi, sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe. Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ishte e gjitha kjo. Dhe ai i tha: “U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë”. Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte. Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: “Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s’kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s’më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi. Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur”. Atëherë i ati i tha: “O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja. Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”.”
Rregullat për t’u bërë pjesë e konkursit:
- Pjesëmarrësit duhet të jenë maturantë.
- Konkurimi konsiston në të shprehurit artistik të temës “Shansi i dytë” duke u bazuar në tekstin e dhënë.
Udhëzime për poezinë:
- Poezia nuk duhet të jetë më e shkurtër se 10 vargje dhe jo më gjatë se 1 faqe A4.
Udhëzime për esenë:
- Eseja duhet të përmbajë 500-600 fjalë. (Shkrimi ‘Times New Roman’, madhësia 12).
Udhëzime për videon:
- Videoja duhet të jetë jo më e shkurtër se 1 minutë, dhe jo më gjatë se 3 minuta.
Udhëzime për pikturën
- Piktura mund të paraqesë një nga momentet kulmore të historisë ose diçka tjetër që i përmbahet temës “Shans i dytë.’
Pas dorëzimit, krijimet do vlerësohen nga një juri profesionale.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve do të jetë data 30 Shtator 2020, ora 10:00 paradite.
Të gjitha krijimet duhet të dërgohen në info@ijr.al
Shpallja e fituesit të secilës disiplinë do të bëhet në datën 1 Nëntor 2020.
ÇMIMET:
- Për fituesin e secilës disiplinë, pra, pikturës, poezisë, videos dhe esesë, IJR Student ofron pagesën e tarifës së vitit të parë të shkollës në Universitetet shtetërore (nëse fituesi i disiplinës do të regjistrohet në universitet privat, IJR Student do te paguajë ekuivalentin e tarifës së shtetërorit për atë degë).
Bëhu pjesë e konkursit duke plotësuar të dhënat e mëposhtme!